Presidenti i Lens: Reali ekip klasi, më pagoi bonus edhe pse nuk ishte në kontratën e Varane

Presidenti i Lens-it në Francë, Gervais Mertel në një intervistë që ka dhënë për “RMC Sports” ka rrëfyer një histori shumë interesante për transferimin e Raphael Varane. Mbrojtësi francez u transferua te skuadra e Zidane në vitin 2011 për 10 milionë euro, por kjo nuk do të thotë se detyrimet e klubit merengues u mbyllën këtu.

Në kontratë ishte përfshirë edhe një bonus për suksesin e dyfisht në Europë, gjatë triumfit të 10 dhe 11 në Championë League (Lisbon dhe Milano). Kur Reali triumfoi për herë të 12 ndaj Juventusit në Cardiff, klubi i Lens nuk kishte të drejtë për të marrë bonus, por presidenti i tyre e bëri një provë.

“Në vitin e tretë nuk kishte asnjë bonus, por ii dërgova një email Real Madrid, duke shkruar: E di që në kontratë nuk shkruhet …”.

“Ua dërgova dhe ata më paguan. Ky është klas”, deklaroi numri një i Lens pa specifikuar shumën që ka paguar Reali në llogarinë e klubit francez. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP