Presidenti i Olympiacos merr lajmin e madh dy javë pasi doli pozitiv ndaj Covid-19

Presidenti i Olympiacos, Evangelos Marinakis disa javë më parë rezultoi pozitiv me COVID-19. Greku ka qenë në karantinim për këto dy javë, teksa ditën e sotme mori dhe lajmin e mirë.

Marinakis mposhti virusin e tmerrshëm dhe në testin e bërë së fundmi ka rezultuar negativ tashmë dhe është plotësisht i shëndetshëm. 52-vjeçari është pronar edhe i anglezëve të Nottingham Forest.

Ky është një lajm shumë pozitiv për skuadrën e Olympiacos, klub në të cilin ai ka investuar shumë në vitet e fundit.

SHKARKO APP