Presidenti i Partizanit vizitë në Udine, portieri Alban Hoxha drejt Seria A

Partizani luan këtë fundjavë me Teutën, ndeshjen e javës së 32-të në Kategorinë Superiore, dhe  nëse nuk ia del që të fitojë, largohet përfundimisht nga gara për titull. Gjithsesi, të kuqtë janë duke menduar që tani për sezonin tjetër. Presidenti i Partizanit, Gazmend Demi ndodhen në Udine të Italisë, ku ka planifikuar të takohet me homologun e tij tek skuadra italiane e Seria A.  Pritet të arrihet një marrëveshje mes dy klubeve për një bashkëpunim mes tyre. Portieri Alban Hoxha ka shprehur më herët dëshirën se mund të largohet në verë drejt Seria A. Fillimisht u përmend Kievo, që kishte shfaqur interes për lojtarin në fjalë. Megjithatë, Udine është një ish-skuadër e drejtuar nga Gianni De Biasi dhe vizita e fundit e presidentit Demi, mund të konkretizojë gjithçka pozitive për të ardhmen e portierit Hoxha në një prej kampionateve më të forta në botë. Prandaj edhe ky takim mes dy presidentëve, shihet si një konkretizim i mundshëm për të ardhmen e portierit të Partizanit në radhët e Udines. Por ka edhe lojtarë të tjerë, që do t’i largohen Partizanit pas këtij sezoni. Amir Rrahmani, Idriz Batha e Arbnor Fejzullahu, lojtarë që kanë luajtur me kombëtaren shpresa,  janë në fokus të disa ekipeve të huaja.  Ndërkaq, kur kanë mbetur edhe pesë javë nga mbyllja e garës, kryeqytetasit kanë nisur përgatitjet për transfertën e të shtunës ndaj Teutës. Seanca stërvitore nën drejtimin e trajnerit Duro dhe stafit teknik u zhvillua paraditen e djeshme dhe të në kompleksin sportiv “ Tirana Internacional” në Pezë. Të Kuqtë pas 31 javëve të para, dhe pas barazimit të fundit 1-1 me Kukësin e humbjes së kaluar 5-2 me Skënderbeun, pozicionohen në vend të katërt.  Partizani ka tre pikë më pak se Tirana e Kukësi dhe vjen 6 pikë pas kryesuesve të Skënderbeut.   

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?