Presidenti i PSG, Al Khelaifi akuzohet për korrupsion

Pas problemeve me UEFA-n për Fair Play-n Financiar, presidenti i kampionëve të Francës dhe i BeIN Sports, Nasser Al Khelaifi, duhet të mbrohet mirë nga akuzat e autoriteteve zvicerane, që kanë mbyllur hetimet dhe kanë plotësuar dosjen për veprimet e dyshimta të tij në blerjen e të drejtave televizive të Botëroreve të Futbollit 2026 dhe 2030.

Sipas akuzës, Al Khelaifi i ka fituar të drejtat e transmetimit për BeIN Sports nëpërmjet korrupsionit, sikurse është përdorimi i një vile në Sardengna të Italisë, që iu dha ish-sekretarit të përgjithshëm të FIFA-s, Jerome Valcke.

Sipas autoriteteve zvicerane, sipërmarrësi nga Katari, i ka siguruar “dhurata të panevojshme,  ish-sekretarit të FIFA-s, edhe ai i akuzuar për korrupsion, shpërdorim detyre dhe falsifikimin dokumentesh bashkë me një person të tretë, emri i të cilit ende nuk është zbuluar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?