Presidenti Ilir Meta jep Kupën e Republikës, ekipit “Skënderbeut”

Presidenti i Republikës Ilir Meta ndoqi ndeshjen finale të Kupës së Republikës mes Skënderbeut dhe Laçit ku ekipi korçar fitoi 1 me 0.

Skënderbeu ia doli të mbyllë në mënyrën më të mirë të mundshme këtë sezon që ishte në kufijtë e së përkryerës.

Skuadra korçare, që vetëm pak ditë më parë festoi titullin e 8 kampion në historinë e saj, tani ka një arsye më shumë për të mbajtur gjallë këto festime, pasi fitoi edhe Kupën e Shqipërisë, një trofe të cilin e fiton për herë të parë, duke e pasuruar akoma më shumë palmaresin e saj.

Trofeve në aspektin ekipor iu shtohet edhe një individual, ai i Këpucës së Artë të fituar nga Ali Soue, trofe të cilin ai e mori në dorëzim përpara ndeshjes.

Në finalen e zhvilluar në “Elbasan Arena”, Skënderbeu mundi Laçin që konsiderohet skuadra eksperte e këtij kompeticioni dhe nuk e pati aspak të lehtë. Pas një pjese të parë të mbyllur 0-0, episodi që vendosi fatin e këtij takimi ishte ai i minutës së 67, kur arbitri i sfidës akordoi një 11-metërsh në favor të Skënderbeut, vendim që u kontestua nga lojtarët e Laçit dhe që do të jetë objekt diskutimi. Të tjerë episode për t’u shënuar ishin kartoni i kuq i marrë nga Radas dhe më pas një gol i anuluar për Laçin për pozicion jashtë loje të futbollistëve të tij.

Në fund Presidenti i Republikës Ilir Meta dorëzoi Kupën ekipit korçar.

Më pas Presidenti ka postuar një tekst dhe disa foto në profilin e tij në Facebook:

“Urime ekipit të Skënderbeut për trofeun e dytë, Kupën e Shqipërisë. Përgëzime të sinqerta ekipit të Laçit që dhuroi një garë të fortë e të barabartë deri në minutën e fundit” (Ilir Meta)

Ja dhe foto nga ndeshja:

SHKARKO APP