Presidenti i Steauas, Becali: Nëse na eliminon Drita, atëherë ta lëmë futbollin
Skuadra kampione e Kosovës, Drita, do të përballet me gjigantin rumun FCSB (ish-Steaua Bukuresht) në raundin e tretë të UEFA Europa League. Ky duel pritet të jetë një sfidë e fortë dhe me peshë të veçantë për të dyja skuadrat, si në aspektin sportiv, ashtu edhe emocional.
Presidenti kontrovers i FCSB-së, Gigi Becali, ka bërë një deklaratë të pazakontë para përballjes me ekipin nga Gjilani. I njohur për qëndrimet e tij të ashpra dhe deklaratat e bujshme, ai u shpreh se një eliminim nga Drita do të ishte i papranueshëm për klubin rumun.
“Nëse Kosova, nga ku vjen kundërshtari ynë i radhës Drita, na mund, atëherë le ta lëmë futbollin. Nuk dua ta bëj këtë, por kështu duhet të jetë. Nuk mendoj se jemi më të dobët se ata,” deklaroi Becali, i ndikuar edhe nga eliminimi i fundit që FCSB pësoi ndaj një tjetër skuadre shqiptare, Shkëndija e Tetovës.
Kampionët e Kosovës po kalojnë një formë të mirë dhe synojnë të bëjnë historinë duke kaluar në fazën “play-off” të Europa League. Nëse arrijnë të eliminojnë FCSB-në, Drita do ta ketë të siguruar pjesëmarrjen në fazën e grupeve të UEFA Conference League, ndërkohë që do të vazhdojë garën edhe në play-off të Europa League. Ndeshja e parë do të zhvillohet më 7 gusht në Bukuresht, në stadiumin e FCSB-së, ndërsa takimi i kthimit do të luhet një javë më pas në Prishtinë.

KOHA JONË SONDAZH

