Presidenti i Teutës, Hasanbelliu: Ne humbëm në Vlorë, të gjendet se kush i blen ndeshjet?
Shumë po diskutohet për trukime ndeshjesh, në kampionatin shqiptar, por pse nuk thuhet se kush po i blen këto ndeshje?!” Pas humbjes me Flamurtarin dhe akuzave të ngritura për tolerimin e ndeshjes, atmosfera në kampin durrsak nuk është edhe aq e qetë. Presidenti i Teutës, Edmond Hasanbelliu vjen me këtë reagim dhe beson se skuadra do ta kaloje këtë moment dhe për t'iu kthyer synimeve për këtë sezon. – “Ne vazhdojmë të luftojmë, kemi objektiv për të qëndruar në Kategorinë Superiore. Mu duk si shthurje totale në 5 minutat e fundit. Më thanë që u nxituam për të fituar ndeshjen dhe kjo është e gjitha,” – shprehet presidenti i Teutës. “Diskutova dhe u mora me shumë me portierin dhe më tha që ekipi kërkonte fitoren ndaj dhe u nxituam. Ne do të bëjmë hetim edhe Federata duhet të bëjë një gjë të tillë. Ajo ndeshje më është dukur si shthurje e ekipit. Organet të hetojnë dhe të shikojnë nëse ka pasur tolerime,” – shprehet presidenti i Teutës. Ai shpreh shqetësim, që skuadra e tij humbi 2-1 dhe akuzohet nga ana tjetër se ka qenë ajo që ka manipuluar ndeshjen me Flamurtarin. – “Ata (Flamurtari) e fituan ndeshjen, duhet të hetojmë ne më shumë. Akuza ndaj nesh është e paqenë. Duhet t’i akuzoj unë vlonjatët për blerje të mundshme të ndeshjes,” – thotë Hasanbelliu. Ndeshjen e ardhshme djemtë e detit do të luajnë ndaj Vllaznisë, këtë të shtunë.
KOHA JONË SONDAZH

