Presidenti i Veronës: Ka shumë oferta për Kumbullën, por dhe mund të qëndrojë!
Presidenti i klubit të Veronës, Maurizio Setti është shprehur se Marash Kumbulla mund të qëndrojë në “Bentegodi” edhe për sezonin e ardhshëm. Duke folur në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, numri një i klubit ka folur për situatën e merkatos: “Do të jetë një merkato e re dhe speciale. Do të ndërhyjmë për të marrë futbollistë të vlefshëm”.
Në lidhje me situatën e Kumbullës, Setti konfirmoi se është në pritje të lëvizjes së radhës nga Interi pas përfundimit të Europa League. “Jemi në pritje të fundit të këtij kompeticioni. Ka shumë skuadra të mëdha të interesuara, jo vetëm Inter. Nuk e përjashtojmë mundësinë që mund të qëndrojë. Jemi në negociata, po presim oferta dhe më pas do të vendosim”. /R.Lika-Koha Jone/