FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti më i urryer në Bundesligë mund të kthehet në “hero”

Pronari i Hoffenheimit, Dietmar Hopp, një nga presidentët më të urryer nga tifozët në Bundesligë, mund të shndërrohet një nga heronjtë në luftën kundër Coronavirusit. Sipas prestigjiozes gjermane “Der Speigel”, një prej kompanive të tij, CureVac, është duke gjetur zjedhjen për luftën efikase ndaj virusit vdekjeprurës, që ka shkaktuar një pandemi globale.

“Nëse duam të zhvillojmë një vaksinë efektive të Coronavirusit, personi që e merr këtë vaksinë jo vetëm që duhet të arrijë dhe të mbrojë njerëzit, por edhe të ketë më shumë solidaritet me ta”, – tha Hopp, kompaninë e të cilët kohët e fundit është përfolur se do ta blinte presidenti i Amerikës, Donald Trump.

Vaksina, në çdo rast, nuk do të shitet në Shtetet e Bashkuara, siç konfirmohet nga Ministri Federal i Ekonomisë, Peter Altmaier (CDU), në ARD.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ishte një vendim i shkëlqyeshëm nga drejtuesit e kompanisë. Nga dëshira për të ofruar një vaksinë të mundshme për të gjithë, ata duan ta bëjnë të qartë se çfarë domethënie ka përballimi i një krize të tillë. Gjermania nuk është në shitje!”

Swiss Digital Mobile Reklama

Administrata e presidentit Trump dëshironte të afronte disa specialistë gjermanë në këmbim të një injeksioni të madh ekonomik, në mënyrë që të garantonte vaksinën për bashkatdhetarët e tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?