FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti Meta dekoron Erkand Qerimaj me medaljen ”Gjergj Kastrioti Skënderbeu”

Peshëngritësi shkodran Erkand Qerimaj është vlerësuar këtë të hënë nga Presidenti Ilir Meta me dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” për arritjet në peshëngritje.

“Një ditë shumë e lumtur. Pas shume viteve punë, mund e sakrifica në 20 vjet, me medalje Mesdhetare, Europiane e Botërore, bashkuar me ngritjen dhe nderimin e flamurit kombëtar në arena ndërkombëtare, vjen vlerësimi. Falënderoj Presidentin e Republikës, Ilir Meta, për vlerësimin me dekoratën e lartë ‘Gjergj Kastrioti Skënderbeu’! Jam shumë i nderuar të mbaj këtë dekoratë”,-shkruan Qerimaj, duke publikuar edhe fotot e rastit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?