Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 24 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.2 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 89.2 lekë dhe shitet me 90 lekë, dollari amerikan blihet me 81.2 lekë dhe shitet me 82.5…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Kriza në PS
  • Berisha
  • Real Madridi
  • Zgjedhjet
  • Protesta
  • NATO
  • ICE
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Kriza në PS
  • Berisha
  • Real Madridi
  • Zgjedhjet
  • Protesta
  • NATO
  • ICE
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Presidenti Meta: Kam pasur të njëjtin trajner me Aleksandër Kondon, isha i paduruar për t’u bërë kampion!

Intervista E premte, 18 Dhjetor 2020 22:15
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Presidentit Meta në një intervistë për emisionin “Pasó” në Top Albania Radio, ka folur për përvojën e tij në sportin e peshëngritjes. Kreu i shtetit ka folur për njohjen me kampionët e këtij sporti dhe arsyet se përse më pas vendosi të largohej.

 Gazetari: Zoti President, gjatë kohës që kishit hobi komentimin në radio, merreshit edhe me peshëngritjen? Pra vijonte paralelisht?

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Presidenti Meta: Jo, jo. Peshëngritjen unë e kam nisur në moshën 15 vjeç, një muaj ose dy muaj pasi është arratisur Aleksandër Kondo me Sukniqin.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Gazetari: Ka qenë idhulli juaj?

Presidenti Meta: Po. Aleksandër Kondo të them të drejtën ishte idhulli i gjithë të rinjve. Kishte një trup të jashtëzakonshëm në atë kohë dhe arriti të ngrinte mbi 200 kilogramë në vitin 1984. Për mua ishte një fatkeqësi që ai u largua nga Shqipëria, pavarësisht nga mesazhi që dha.

Mund t'ju interesojë

Mourinho dhe lodhja e Real Madridit: Kam lojtarë që dinë të gënjejnë

Mourinho dhe lodhja e Real Madridit: Kam lojtarë që dinë të gënjejnë

Para 8 orësh
Felix Nmecha në radarin e Real Madridit, Mourinho e sheh si çelës

Felix Nmecha në radarin e Real Madridit, Mourinho e sheh si çelës

Para 9 orësh
Courtois mbron Vinicius Junior: vetëm Messi e Ronaldo e kanë bërë këtë

Courtois mbron Vinicius Junior: vetëm Messi e Ronaldo e kanë bërë këtë

Para 11 orësh

Po të kishte qëndruar në Shqipëri, ai do të kishte përfunduar kampion bote. Ishte i jashtëzakonshëm.

Gazetari: Të qëndrojmë pak te Aleksandri profesor? President, se na janë bërë të gjithë profesorë në fakt.

Presidenti Meta: Mund të më thoni edhe Ilir që të jeni edhe më komodë!

Gazetari: Jo, komodë jemi ne në çdo rast. President është më mirë se na ndjekin njerëzit dhe do të ishte më mirë që ata të kuptonin se po flasim me Presidentin e Republikës, i cili në këtë rast është shumë sportiv në bisedë.

Presidenti Meta: Ju faleminderit!

Gazetari: I ndjeri Aleksandër Kondo ka disa dritë-hije në raport me historinë e tij. Ju dini diçka në lidhje me këtë? Si ishte historia e tij që pati atë fat që pati?

Presidenti Meta: Po, unë kam dëgjuar shumë për Aleksandër Kondon. Ai ishte legjendë që këtu, pastaj kur u largua u bë edhe më legjendar në kuptimin e gojëdhënave apo historive të lidhura me të. Ajo që mund t’ju them është se ka qenë një sportist shumë i madh. Kjo është e padiskutueshme. Që në vitin 1984 arriti të ngrejë 200 kilogramë në Shqipëri që është një rezultat i jashtëzakonshëm. Po kështu ka pasur një trup shumë të bukur që nuk është normale, sepse unë jam marrë vetë me sportin e peshëngritjes, që të kesh rezultate kaq të larta siç kishte Aleksandër Kondo, por edhe të kesh një trup aq të bukur, të punuar, sepse zakonisht ata që punojnë për trupin, për “bodybuilding”, nuk arrijnë dot rezultate kaq shumë të larta. Ajo që kujtoj unë është se trajneri im që ishte edhe trajneri i Aleksandër Kondos nuk na lejonte të bënim shumë stërvitje për trupin.

Gazetari: Ah, kishit të njëjtin trajner?

Presidenti Meta: Po, të njëjtin trajner dhe kjo është edhe arsyeja që u mora me peshëngritje. Ferid Berberi ishte trajneri i “Dinamos”, i Ekipit Kombëtar dhe ishte edhe mësuesi unë i fizkulturës në shkollën e mesme ‘Sami Frashëri” ku isha unë nxënës. Kjo ishte arsyeja që ia më vuri re si tip, si konstrukt, si personazh dhe më përzgjodhi.

Gazetari: Zoti President, ju nuk tërhiqeni kollaj nga sfidat. Përse e latë peshëngritjen. Pse duket si një sfidë e lënë përgjysmë?

Presidenti Meta: Po, kjo është shumë e vërtetë. Arsyeja ka qenë një dhe vetëm një: Isha i paduruar për t’u bërë kampion. Kjo është e vërteta.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 55 minutash

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.2 lekë

Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë
Para 56 minutash

Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë

Moti sot, vranësira dhe temperatura deri në 15 gradë Celsius
Para 56 minutash

Moti sot, vranësira dhe temperatura deri në 15 gradë Celsius

Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE
Para 8 orësh

Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE

Më të lexuarat

1 Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!
Para 10 orësh

Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!

2 Histori sekrete, Mbreti Zog dhe e dashura e tij moldave. Tokat e saj në Xhafzotaj!
Para 18 orësh

Histori sekrete, Mbreti Zog dhe e dashura e tij moldave. Tokat e saj në Xhafzotaj!

3 Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE
Para 8 orësh

Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE

4 Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 8 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.