Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 11:57 Barcelona ka treshen më të frikshme në Europë: Yamal, Raphinha dhe Fermin Barcelona po kalon një sezon fantastik në repartin ofensiv dhe një meritë të veçantë për këtë sukses e ka treshja e përbërë nga Lamine…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Presidenti Meta vlerëson futbollistin Ferid Rragami dhe atletin e mirënjohur Vildan Tufi

Politikë E martë, 2 Qershor 2020 13:20
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Presidenti i Republikës, Ilir Meta vlerëson me Titullin “Mjeshtër i Madh” dy figura të spikatura të sportit shkodran dhe atij kombëtar, futbollistin e shquar Ferid Rragami, si dhe atletin e trajnerin e mirënjohur, Profesor Vildan Tufi.

Në ceremoninë solemne të organizuar në Institucionin e Presidentit të Republikës, Kreu i Shtetit i akordoi Titullin e lartë z.Rragami me motivacionin: “Në shenjë vlerësimi për kontributin e madh të dhënë në futboll, si një nga futbollistët më të shquar të ekipeve ‘Vllaznia’, ‘Partizani’ dhe Ekipit Kombëtar. Mesfushor energjik, elegant dhe me personalitet të veçantë në fushën e blertë, i cili falë edhe aftësive të tij fizike e teknike, arriti rezultate të shkëlqyera sportive në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare”.

Ndërsa Prof.Tufit, Titulli iu akordua me motivacionin: “Në shenjë vlerësimi për rezultatet e larta dhe kontributin shumëvjeçar si atlet e trajner kampion në sportin e atletikës, veçanërisht në garat e kërcimit së gjati, trehapësh, garat e shpejtësisë dhe 10-garësh. Pasioni dhe profesionalizmi i tij do të mbeten një shembull i çmuar në përgatitjen dinjitoze të atletëve elitarë dhe frymëzim për kampionët e ardhshëm të atletikës tonë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar”.

Mund t'ju interesojë

Barcelona ka treshen më të frikshme në Europë: Yamal, Raphinha dhe Fermin

Barcelona ka treshen më të frikshme në Europë: Yamal, Raphinha dhe Fermin

Para 3 minutash
Elseid Hysaj ende pa skuadër, por mbetet një garanci në Kombëtaren tonë

Elseid Hysaj ende pa skuadër, por mbetet një garanci në Kombëtaren tonë

Para 29 minutash
Nations League: Mancini dhe Zidane, dy legjenda përballë në San Siro

Nations League: Mancini dhe Zidane, dy legjenda përballë në San Siro

Para 43 minutash
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në fjalën e Tij përshëndetëse, Presidenti Meta u shpreh:

“Është një privilegj dhe përgjegjësi e veçantë të nderoj vazhdimisht figura të shquara të sportit shqiptar, kontributet e jashtëzakonshme të të cilëve janë pjesë e trashëgimisë së kulturës sportive, por edhe të krenarisë sonë kombëtare.

Kam kënaqësinë të vlerësoj me Titullin e lartë ‘Mjeshtër i Madh’, dy sportistë dhe kampionë mjaft të njohur nga Shkodra, qyteti që i ka dhënë aq shumë sportit shqiptar dhe që një vit më parë festoi 100-vjetorin e krijimit të Klubit Sportiv ‘Vllaznia’.

Kam kënaqësinë të nderoj Ferid Rragamin, futbollistin legjendar, të suksesshëm e dinjitoz, mesfushorin e gjithanshëm dhe të talentuar të Vllaznisë, Partizanit dhe ekipeve Kombëtare, lojtarin, që do ta donte çdo skuadër e madhe.

Rragami është dalluar për inteligjencën, forcën, harmoninë, për frymën e ekipit që ai rrezatonte me lojën e tij në fushën e blertë.

Ferid Rragami ka luajtur me shumë sukses me ekipin Kombëtar në shumë edicione të rëndësishme ndërkombëtare, jo vetëm në Poloni, por edhe në shumë ndeshje të tjera, ku Kombëtarja jonë ka arritur të fitojë apo ka arritur të jetë e barabartë me ekipet më të mëdha të kohës përfshirë edhe Gjermaninë apo Belgjikën.

Ferid Rragami ka qenë gjithmonë i angazhuar në promovimin cilësor të sportit të futbollit dhe edukimit fizik, duke frymëzuar dhe trajnuar edhe shumë të rinj dhe fëmijë.

Më ketë rast dua të falënderoj të gjithë mësuesit, trajnerët e drejtuesit e futbollit ndër vite, të cilët kanë prodhuar futbollistë të nivelit të lartë cilësor dhe kanë kontribuar me rezultatet e arritura për sukseset më të mira në nivel kombëtar, por edhe ndërkombëtar.

Futbolli shkodran gjithashtu sot ka nevojë të vlerësojë më mirë historinë e tij të lavdishme dhe unë besoj e uroj se Shkodra e ka potencialin e duhur për t’u rikthyer në majat më të larta të futbollit si dikur.

Njëkohësisht sot është një privilegj për mua të vlerësoj Profesor Vildan Tufin, rekordmenin dhe kampionin e palodhur të atletëve elitarë shkodranë, por edhe të përfaqësueses tonë për gjithë këto dekada, pasi Shkodra, përveç futbollit është qyteti, që ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për zhvillimin e atletikës dhe të shumë disiplinave të saj.

Profesor Vildan Tufi si trajner është fitues i 80 medaljeve në aktivitetet kombëtare.

Atletët e tij kanë përmirësuar 110 rekorde kombëtare të moshave të ndryshme.

Ata kanë fituar 24 medalje në aktivitetet e rëndësishme ndërkombëtare, nga të cilat 8 medalje të arta.

Sportistët e tij janë kampionë të njohur të atletikës si:

Izmir Smajlaj – Kampion Evrope dhe Kampion Ballkani në kërcimin së gjati (8.08m);

Vera Bregu – Kampione Ballkani e medalje Ari në kupën e Evropës (kërcim së gjati e trehapësh);

Admir Bregu – Kampion Ballkani në (kërcim së gjati),

Me gjithë vitet e tij, profesori Vildani, punon çdo ditë me atletët e rinj dhe nuk ndahet asnjëherë nga atletika, sporti që ai e dashuron aq shumë.

Sporti është një aktivitet i madh shoqëror e njerëzor dhe siç ka thënë i madhi Pele’, legjenda braziliane e futbollit: ‘Sa më e vështirë fitorja, aq më e madhe lumturia e fitores’!

Sporti u mëson të rinjve tanë si të realizojnë sfidat, i mëson të forcojnë karakterin dhe disiplinën, i ndihmon ata për të përballuar vështirësitë në jetë dhe për të qenë gjithmonë optimistë për të ardhmen.

Në çdo sport, kur punohet me pasion, seriozitet e profesionalizëm, na jep një emër të nderuar brenda dhe jashtë vendit, na bashkon zemrat e mendjen dhe mbi të gjitha na forcon shëndetin, por edhe na rrit krenarinë tonë kombëtare.

Si President i Republikës do të vazhdoj të jem gjithnjë i përkushtuar, jo vetëm në vlerësimin e personaliteteve të sportit tonë, por në veçanti në nxitjen e të gjithë këtyre personaliteteve, për të mos u shkëputur kurrë nga të rinjtë dhe fëmijët, për t’i ushqyer dhe edukuar ata, me dashurinë për sportin.

Kjo është shumë e rëndësishme në kohët e sotme, kur të rinjtë dhe fëmijët tanë janë mjaft të ekspozuar para shumë rreziqeve sociale dhe veseve, ndaj dhe mënyra më e mirë që ne të jemi pranë tyre është t’i angazhojmë me sportin dhe t’i rrisim me dashurinë për të.

Edhe një herë mirënjohjen më të thellë të dy legjendave, Ferid Rragamit dhe profesor Vildan Tufit! Suksese dhe mbarësi!”

Pas marrjes së titullit, Ferid Rragami falenderoi Kreun e Shtetit për vlerësimet koherente të Tij ndaj figurave të shquara të futbollit shqiptar.

Ndërsa, Profesor Vildan Tufi do të deklaronte gjatë ceremonisë: “Falënderoj Presidentin e Republikës, për konsideratat për sportin. Në të ardhmen ashtu si sot, uroj që të jenë më dhjetëra sportistët e trajnerët, që e vlerësojnë sportin për jetën dhe kontribuojnë për klubin e tyre dhe për Shqipërinë tonë!”, – tha Tufi.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Etiketat e lidhura

ilir metaPresidenti i Republikës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Barcelona ka treshen më të frikshme në Europë: Yamal, Raphinha dhe Fermin
Para 3 minutash

Barcelona ka treshen më të frikshme në Europë: Yamal, Raphinha dhe Fermin

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi
Para 25 minutash

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën
Para 28 minutash

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

Elseid Hysaj ende pa skuadër, por mbetet një garanci në Kombëtaren tonë
Para 29 minutash

Elseid Hysaj ende pa skuadër, por mbetet një garanci në Kombëtaren tonë

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 14 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 15 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 15 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.