Presidentit të Federatës Palestineze të Futbollit i mohohet viza për SHBA-në, s’mund të ndjekë Botërorin 2026
Presidenti i Federatës Palestineze të Futbollit, Jibril Rajoub, ka deklaruar se nuk ka marrë vizë për të hyrë në Shtetet e Bashkuara, çka e pengon të shoqërojë delegacionet e futbollit gjatë Kupës së Botës 2026.
Rajoub bëri të ditur se, megjithëse mori pjesë në ceremoninë hapëse dhe në ndeshjen e parë të turneut në Mexico City, ai nuk do të jetë në gjendje të udhëtojë drejt territorit amerikan për të ndjekur aktivitetet e tjera të Botërorit.
Në një deklaratë për mediat, kreu i futbollit palestinez e cilësoi vendimin si të padrejtë.
“Privimi i zyrtarëve të futbollit nga e gjithë bota nga pjesëmarrja në një ngjarje globale bie ndesh me frymën e lojës dhe unitetin që futbolli përfaqëson”, u shpreh ai.
Rasti i Rajoub nuk duket të jetë i vetmi. Sipas raportimeve, edhe persona të tjerë të lidhur me Botërorin kanë hasur vështirësi në marrjen e vizave amerikane. Mes tyre përmenden arbitri somalez Omar Artan dhe një fotograf që shoqëron delegacionin irakian.
Ndërkohë, presidenti i FIFA ka deklaruar se organizata nuk ka kompetenca për të ndërhyrë në vendimet që qeveritë marrin lidhur me politikat e emigracionit dhe lëshimin e vizave.
Kjo situatë vjen në një kohë kur vazhdon debati mbi politikat amerikane të hyrjes në vend, veçanërisht në raport me mbajtësit e pasaportave palestineze. Federata Palestineze e Futbollit ka theksuar gjithashtu se vështirësitë aktuale nuk prekin vetëm drejtuesit sportivë, por edhe atletët dhe infrastrukturën sportive në territoret palestineze, të cilat kanë pësuar dëme të mëdha gjatë konfliktit të fundit në Gaza.
KOHA JONË SONDAZH
A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?
Results
Vota totale: 18205

