Pret të bëhet baba, Alban Meha lë kombëtaren dhe largohet në Gjermani
Ashtu siç ishte në program, Trajneri i kombëtares sonë, Gianni De Biazi vëzhgoi gjendjen e skuadrës, ndërkohë që i ka dhënë leje fantazistit Alban Meha për të shkuar në Gjermani, në pritje të lindjes së fëmijës së tij. Në përfundim të stërvitjes, De Biazi sërish është konsultuar me infermierinë për gjendjen e dy futbollistëve, Debatik Curri, i cili ka shumë mundësi të jetë i disponueshëm dhe Mërgim Mavraj i cili ka pak shanse të jetë në formacion, në përballjen e së djelës. Gjatë pasdites pritet një seancë tjetër stërvitore për kuqezinjtë, ndërsa të shtunën do të jetë dhe dita e përgatitjes teknike e takimit. Përgatitjet e kombëtares janë kësisoj drejt përfundimit dhe radha i përket ndeshjes së ditës së djelë, ku kuqezinjve iu kërkohet fitorja, ndoshta si rezultati më i mirë dhe premtues për një kualifikim të mundshëm.
KOHA JONË SONDAZH

