Prezantohet topi i së ardhmes, do të përdoret në Kupën e Botës 2026

Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) ka prezantuar sot topin zyrtar të Kampionatit Botëror 2026, i cili do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë. Topi i ri mban emrin “Trionda”, që në spanjisht përkthehet si “tre valë”, duke simbolizuar bashkimin e tre vendeve pritëse.

Topi është prodhuar nga Adidas dhe ka një dizajn të veçantë, të gjallë me ngjyrat të kuqe, jeshile dhe blu, që përfaqësojnë secilin shtet pritës. Në të janë të gdhendura simbole unike: gjethe panje për Kanadanë, shqiponja për Meksikën dhe një yll për SHBA-në, ndërsa detajet në ngjyrë ari nderojnë trofeun e Kupës së Botës.

Risia më e madhe është teknologjia e avancuar e topit: një sensor që funksionon me frekuencë 500 herc në sekondë, duke regjistruar lëvizjet në kohë reale. Të dhënat transmetohen menjëherë në sistemin VAR, duke ndihmuar gjyqtarët të marrin vendime më të sakta në raste delikate si ofsajdi apo prekja e topit me dorë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, u shpreh i entuziazmuar: “Topi zyrtar i Botërorit 2026 është këtu dhe është një vepër arti. Adidas ka krijuar një tjetër simbol të paharrueshëm të Kupës së Botës, që pasqyron unitetin dhe pasionin e tre vendeve pritëse. Mezi pres ta shoh këtë top duke përfunduar në rrjeta. Ka nisur numërimi mbrapsht për Botërorin më të madh ndonjëherë.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Kampionati Botëror 2026 do të zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik, në 16 qytete pritëse të SHBA-së, Kanadasë dhe Meksikës, duke sjellë për herë të parë një rekord prej 48 kombëtaresh pjesëmarrëse.

Meet the Trionda: The Official Ball of the 2026 FIFA World Cup | beIN SPORTS

adidas Unveils 'Trionda' – the Official Match Ball of the Fifa World Cup26™

Hello, Trionda. Adidas' new World Cup ball and everything you need to know  about it - The Athletic

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?