Pritet të marrë ftesë nga Sylvinho, Seferi në formacionin e javës në Turqi
Në emergjencë në fazën sulmuese, Sylvinho pritet të rikthejë edhe një herë në Kombëtare, Taulant Seferin. Ish sulmuesi i Tiranës ishte një pikë fikse në formacion në kualifikueset e Evropianit, por statusi i tij ndryshoi totalisht gjatë kualifikueseve të Botërorit, me Sylvinho-n që nuk e ftoi në asnjë ndeshje.
Tekniku kuqezi pritet t’i rezervojë një festë Seferit pikërisht për ndeshjet më të rëndësishme, ato të fazës “play-off”. Seferi po kalon një formë të shkëlqyer në Turqi ku këtë sezon ka shënuar 15 gola dhe ka dhuruar 7 asiste.
Seferi ishte protagonist edhe në javën e 31-të ku dhuroi një asist. Sulmuesi i Bodrumspor u përfshi nga “SofaScore” edhe në formacionin më të mirë të javës në Kategorinë e Parë në Turqi.

KOHA JONË SONDAZH

