
Një episod gazmor gjatë ndeshjes mes Brentfordit dhe Liverpoolit në Premier League ka bërë xhiron e rrjeteve sociale. Protagonist ishte komediani britanik Lloyd Griffith, i cili realizoi një dëshirë të vjetër, duke kthyer me kokë topin në fushë pasi një goditje e Alexis Mac Allister përfundoi në tribunë.
Përballja mes Brentfordit dhe Liverpoolit të shtunën në stadiumin “Gtech Community” nuk solli vetëm emocione sportive, por edhe një moment që shkaktoi të qeshura mes tifozëve.
Griffith, i njohur për pjesëmarrjen e tij në emisionin sportiv Soccer AM dhe tifoz i Grimsby Town, ndodhej në tribunat e stadiumit kur një goditje e pasaktë e mesfushorit të Liverpoolit, Alexis Mac Allister, përfundoi drejt vendit ku ai ishte ulur.
Komediani nuk e humbi mundësinë. Ai u ngrit me shpejtësi, kaloi mbi tifozët që kishte pranë dhe, me një goditje me kokë, e ktheu topin në drejtim të fushës. Veprimi i tij spontan shkaktoi të qeshura mes personave që ndodheshin përreth, ndërsa pamjet u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale.
Griffith shpjegoi se kishte pritur një mundësi të ngjashme që nga viti 1990, kur filloi të ndiqte ndeshjet e futbollit, përpara se dëshira e tij të bëhej realitet në ndeshjen midis Liverpool dhe Brentford, e cila përfundoi me fitoren e The Reds me rezultatin 2-1.
Went to the Brentford Liverpool game on Sat. Headed the ball. LIFE COMPLETE. ‘Av it https://t.co/e7B4VJxTr5
— Lloyd Griffith (@LloydGriffith) October 19, 2026
