Pritje fantastike për Milanin në Kosovë, tifozi i puth dorën Donnarummës (VIDEO)

Milani ka zbarkuar në Prishtinë, në kuadër të miqësores që do të luajë sonte me kampionin e Kosovës, Ferronikeli. Autobusi që ka sjellë Milanin nga aeroporti i Prishtinës në hotelin “Sëiss Diamond”, ku është akomoduar skuadra e famshme italiane, është pritur nga qindra tifozë kosovarë. Ata kanë bërë çmos për të bërë një foto, apo për të shtrënguar duart me idhujt kuqezinj.

 

I pari që ka përshëndetur nga afër tifozët kosovarë ka qenë portieri Giggi Donnarumma. Pati nga ata tifozë fatlumë që morën edhe autografe. Në një moment, përmes pamjeve televizive u fiksua një tifoz, që ia puth dorën Donnarumma-s. Kjo është hera e parë që zbarkon në Kosovë një skuadër kaq e madhe, e cila e ka fituar 7 herë trofeun e Champions-it.

SHKARKO APP