FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Probleme për mesfushorin e Interit, kapet i alkoolizuar në timon

Futbollisti i Interit Marselo Brozoviç është në telashe jashtë fushave të lojës. Sipas “Corriere della Sera” mesfushorit kroat i është hequr patenta e makinës pasi iu gjet sasi alkooli gjatë një testimi mëngjesin e së shtunës.

Lojtari kaloi semaforin në momentin kur ishte ndezur drita e kuqe. Një patrullë policie e ndoqi nga pas automjetin e tij “Rolls Royce” derisa më pas e ndaloi. Pas kontrollit, u verifikua se Brozoviç kishte konsumuar alkool më shumë se norma e lejuar.

Për shkak të situatës së krijuar, Brozoviç rrezikon të mos grumbullohet për ndeshjen e nesërme në kampionat kundër Torinos.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?