Projektligji “Për sportin”, ministrja Manastirliu: Më shumë instrumente ligjorë për të mbështetur sportistët
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu tha sot se ndryshimet në projektligjin “Për sportin” do të krijojnë më shumë larmi, më shumë instrumente ligjorë për të mbështetur sportin dhe sportistët dhe personat me aftësi speciale për të krijuar të drejta dhe mundësi të barabarta për t’u përfaqësuar në çdo aktivitet kombëtar dhe ndërkombëtar me struktura të njohura ligjore.
”E kemi sqaruar në të gjitha komisionet e Kuvendit, dua të theksoj faktin kemi bërë një rrugëtim të gjatë për të hartuar këto ndryshime ligjore, duke u konsultuar me ata që janë aktorë kryesorë në ekosistemin e sportit, duke nisur nga Komiteti Olimpik Shqiptar, Federata Shqiptare e Futbollit deri tek federatat e tjera pjesë e organizimit tonë sportiv, Universitetit të Sporteve dhe subjekteve që interesohen për sportin dhe luajnë rol aktivë në të.
Kemi bërë një proces konsultimi jo vetëm në tryeza të rrumbullakta, por edhe konsultimin ligjor, ashtu sikurse e kërkon ligji, dhe kemi marrë të gjithë komentet. I jemi përgjigjur komente kemi sqaruar zyrtarisht, por edhe nëpërmjet komunikimit shkresor edhe tryezave. Buxheti për sportin është rritur mbi tri herë, kemi bërë investime reale në gjithë infrastrukturën sportive duke nisur nga shkollat ku më shumë 200 palestra e terrene sportive janë ndërtuar, stadiume të reja, parqe olimpike jemi duke investuar të vazhdojmë për të zhvilluar sportin.
Kemi krijuar mundësinë që breza pas brezi jo vetëm të stërvitim fëmijët, por të kemi mundësi të krijojmë kampionatet dhe nga këto organizime të dalin edhe filizat e së nesërmes që do të jenë edhe sportistët tanë. Ka një ndryshim dhe është ndryshim filozofie sa i përket asaj që ne po ndërtojmë për sportin e së nesërmes: nuk e shikojmë sportin si një garë apo spektakël, por një mjet edukimi, përfshirje sociale, zhvillimi të potencialit njerëzor dhe rritje të shëndetit të qytetarëve tanë”, tha Manastirliu.
Projektligji “Për sportin” ka për qëllim rritjen efikasitetit të zbatueshmërisë së këtij ligji për disa ndryshime, zgjerimin e formës së organizimit të disa organizatave sportive, sigurimin e integrimit të gjithë veprimtarisë së sportit olimpik special për fëmijë e të rritur me aftësi të kufizuara fizike dhe intelektuale në Shqipëri.
Ky projektligj ka për qëllim përmirësimin e kuadrit ligjor në fushën e sportit dhe nëpërmjet tij do të krijojmë kushte të përshtatshme për rritjen e efikasitetin e transparencës në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në sport si edhe do të synojë gjithëpërfshirjen e veprimtarisë sportive olimpike speciale për fëmijët dhe të rriturit me aftësi të kufizuara fizike dhe intelektuale. Ky projektligj synon zgjerimin e formës së organizimit të organizatave sportive në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi.
KOHA JONË SONDAZH

