Pronari i Milanit pranë skuadrës në ndeshjen vendimtare, krah drejtorit shqiptar Igli Tare

Pronari i Milanit, Gerry Cardinale, ishte pranë skuadrës në një nga sfidat më të rëndësishme të sezonit, duke zgjedhur të ndjekë nga afër takimin në stadiumin “Luigi Ferraris” përkrah drejtorit sportiv Igli Tare.

Edhe pse vizita e tij nuk ishte bërë publike, Cardinale kishte lënë të kuptohej te rrethi i ngushtë i klubit se mund të ishte i pranishëm. Ai mbërriti mëngjesin e 17 majit në Xhenoa me avion privat nga Londra dhe u drejtua menjëherë drejt stadiumit, ku takoi skuadrën në dhomat e zhveshjes.

Ai mbajti një fjalim të shkurtër motivues për lojtarët dhe stafin teknik, duke përcjellë mesazhin e besimit ndaj ekipit në këtë moment vendimtar të sezonit. Cardinale e ndoqi ndeshjen nga tribuna zyrtare në krah të Igli Tares. Në fushë rezultuan vendimtarë Nkunku dhe Athekame, dy lojtarë që sipas raportimeve janë mbështetur fort nga drejtori shqiptar Igli Tare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas vërshëllimës finale, numri një i Milanit zbriti në fushë për të uruar skuadrën dhe trajnerin Massimiliano Allegri për fitoren, ndërsa mesazhi i tij për grupin ishte i qartë: të vazhdojnë me të njëjtin intensitet edhe në sfidën e fundit ndaj Cagliarit, ku do të luhet gjithçka për një vend në Champions League.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi sot: Edi Rama apo Sali Berisha?