Protesta e tifozëve shkodranë, “O moj Vllaznia, e mjera Vllazni!”

Një ditë pas humbjes së pestë radhazi me Laçin, në po kaq ndeshje që Vllaznia ka zhvilluar deri tani, dhe pas largimit të trajnerit Luan Zmijani, tifozët shkodranë kanë protestuar sot para bashkisë. Ata kërkojnë shkarkimin edhe të drejtuesve të klubit dhe kthimin e ekipit në traditën dhe emrin e madh që ka pasur dikur. Për të bërë krahasimin mesa Vllaznisë së lavdishme dhe ekipin aktual që nuk ka asnjë lidhje me të, tifozët kanë zgjedhur vargjet e pavdekshme të Pashko Vasës, “O moj Shqipni, e mjera Shqipni!, duke i modifikuar e duke i përshtatur, me thirrjen për të shpëtuar Vllazninë.  Në një bonderolë që u shpalos sot prej tyre, shkruheshin vargjet:     

Unë s'kam zemër, unë kam Vllazni!

Pra, mallkue njaj bir Shkodrani

Swiss Digital Desktop Reklama

që k'të Vllazni të Perëndis

Swiss Digital Mobile Reklama

trashigim që na e la i pari

trashigim s'ja len ai fmis

edhe atij ju thaft po kama

që përbuz k’të Vllazni hyjnore

që me skuadër t'huj lun kur s'asht nevoja

e Vllaznin e len mas dore

Pra, Shkodran, ç'do krahu t'jeni

nga malcia e k'tu n'qytet

Vllaznin tuj kurr mos ta lini

mos ta lini sa t’keni jetë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?