Pse Fabregas nuk u bë trajner i Interit? Zbulohen prapaskenat e negociatave

Cesc Fàbregas ishte një nga kandidatët kryesorë për të marrë drejtimin e Interit verën e kaluar, por marrëveshja dështoi për shkak të diferencave të mëdha mes palëve. Sipas Fabrizio Romanos, pengesa kryesore ishte projekti i trajnerit spanjoll për rindërtimin e skuadrës.

Pavarësisht takimit të zhvilluar në Londër me ish-drejtorin sportiv të Interit, Piero Ausilio, negociatat nuk avancuan. Fàbregas kërkonte më shumë kohë për planifikimin e merkatos, si dhe investime të rëndësishme për të riformuar grupin e lojtarëve.

Këto kërkesa, sipas Romanos, u konsideruan të pamundura për t’u realizuar nga drejtuesit zikaltër, sidomos në prag të Botërorit për Klube.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kërkesat e tij ishin shumë larg asaj që klubi mund të bënte sa i përket rindërtimit të skuadrës, investimeve dhe afateve kohore”, deklaroi Romano.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kështu, pista Fàbregas u mbyll përfundimisht dhe Interi vendosi të ndryshojë drejtim, duke ia besuar pankinën Cristian Chivut.

Trajneri i Como-s vazhdoi më pas të tërhiqte interesin e klubeve të tjera të mëdha. Mes tyre ishte edhe Bayer Leverkusen, që tentoi të ndërhynte për të bindur spanjollin. Në fund, megjithatë, gjithçka kishte marrë fund përpara se negociatat të hynin në një fazë konkrete.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 2651 (65.1%)
Jo 1420 (34.9%)

Vota totale: 4071