Pse nuk luajti Arthur titullar? Andrea Pirlo e gjen “justifikimin”

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo, ka sqaruar pse mesfushori i ardhur nga Barcelona, Arthur Melo, nuk luajti titullar në sfidën ndaj Romës, që u mbyll e barabartë 2-2 (dopietë Veretout, dopietë Ronaldo).

“Arthur vjen nga një mungesë aktiviteti prej 6 muajsh, nuk luajti në Barcelonë për shkak të problemeve me klubin. Arritja në një kampionat tjetër, në një klub tjetër me stërvitje të ndryshme bën që të duhet kohë.

Është i ri, po punon çdo ditë për t’u përmirësuar dhe sigurisht që do ta shohim atë në fushë gjatë kampionatit”, u shpreh Pirlo për mesfushorin brazilian.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?