FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

PSG-Arsenal, zbulohen formacionet e finales së madhe të Champions League

Gjithçka është gati për finalen e madhe të UEFA Champions League, ku sonte PSG dhe Arsenal do të përballen për trofeun më prestigjioz në futbollin europian për klube.

Finalja do të zhvillohet në “Puskás Aréna” të Budapestit, me fillim nga ora 18:00, në një stadium me kapacitet mbi 67 mijë spektatorë, ku pritet një atmosferë elektrizuese për sfidën që mbyll sezonin europian.

Parizienët zbresin në fushë si kampionët në fuqi të kompeticionit, pasi sezonin e kaluar triumfuan bindshëm në finale ndaj Interit me rezultatin 5-0, duke fituar për herë të parë trofeun e Champions League. Në anën tjetër, Arsenal rikthehet në një finale europiane pas 20 vitesh, ndërsa synon të ngrejë për herë të parë në histori trofeun më të rëndësishëm kontinental, pasi në vitin 2006 u mposht nga Barcelona.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sa i përket zgjedhjeve taktike, trajnerët Luis Enrique dhe Mikel Arteta kanë vendosur të besojnë te formacionet më konkurruese, pa surpriza të mëdha në përbërje.

Swiss Digital Mobile Reklama

FORMACIONET

PSG: Safonov; Hakimi, Marquinhos, Pacho, Nuno Mendes; Neves, Vitinha, Ruiz; Doué, Dembélé, Kvaratskhelia.

Arsenal: Raya; Mosquera, Saliba, Gabriel, Hincapié; Rice, Myles Leëis-Skelly, Ødegaard; Saka, Havertz, Trossard.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?