PSG-Bayern, zbulohen formacionet e Luis Enrique dhe Kompany
Janë zyrtarizuar formacionet e ndeshjes PSG–Bayern Mynih, një tjetër super sfidë e javës së katërt të League Phase në Champions League.
PSG
Kampionët në fuqi të Europës, nën drejtimin e Luis Enrique, rikthejnë nga minuta e parë mesfushorin Fabián Ruiz (ish-lojtari i Napolit). Në sulm, Kvaratskhelia është i paprekshëm dhe do të udhëheqë treshen ofensive së bashku me Dembélé dhe Barcola. Në krahët e mbrojtjes, do të veprojnë Hakimi dhe Nuno Mendes, me Marquinhos dhe Pacho që formojnë boshtin qendror të prapavijës.
Formacioni zyrtar (4-3-3):
Chevalier; Hakimi, Marquinhos, Pacho, Nuno Mendes; Zaire-Emery, Vitinha, F. Ruiz; Kvaratskhelia, Dembélé, Barcola.
Në stol: Safonov, Marin, Beraldo, G. Ramos, Lee, L. Hernandez, Mayulu, Ndjantou, Mbaye, Joao Neves.
Bayern
Në anën tjetër, Vincent Kompany konfirmon një formacion ofensiv, duke iu besuar qendrës së mbrojtjes Tah–Upamecano. Përpara, treshja Olise–Gnabry–Luis Díaz do të mbështesë golashënuesin kryesor Harry Kane.
Formacioni zyrtar (4-2-3-1):
Neuer; Laimer, Tah, Upamecano, Stanisic; Kimmich, Pavlovic; Olise, Gnabry, Luis Díaz; Kane.
Në stol: Ulreich, Urbig, Kim, Goretzka, Jackson, Bischof, Guerreiro, Boey, Karl.
KOHA JONË SONDAZH

