PSG bie në Francë! Lens fiton Superkupën dhe Skela feston trofeun e parë

Surprizë e madhe në futbollin francez! Lens ka mposhtur PSG-në 1-0 dhe ka shkruar historinë, duke fituar për herë të parë Superkupën. Heroi i sfidës ishte Florian, i cili shënoi golin vendimtar në minutën e 32-të. Lensit iu desh të përballonte për më shumë se 50 minuta me një lojtar më pak, pas kartonit të kuq të Kyllian Antonios, por skuadra vendase rezistoi deri në fund.

PSG-ja pati kontrollin e topit dhe krijoi presion të vazhdueshëm në kërkim të barazimit, por mbrojtja e Lensit nuk u thye. Në minutat e fundit, edhe parizienët mbetën me 10 lojtarë pas përjashtimit të Nuno Mendes. Por triumfi i Lensit ka një tjetër arsye për t’u festuar edhe në Shqipëri. Në stafin teknik të kampionëve të rinj ndodhet Ervin Skela. Ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare iu bashkua këtë verë stafit të Dino Topmöller si ndihmës, pas gjashtë viteve të kaluara në akademinë e Eintracht Frankfurtit.

Hapi i parë në futbollin profesionist nuk mund të kishte një skenar më të bukur. Skela debuton në elitë me një trofe dhe me një fitore ndaj PSG-së. Lens shkruan historinë, ndërsa ish-lojtari i Kombëtares shqiptare nis aventurën e re në Francë me këmbën e mbarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?