PSG fikson çmimin për të cilin është gati ta lërë të lirë Neymarin
Nëse një klub do të do të dojë që të ketë në skuadrën e tyre Neymar në verën e ardhshme, atëherë duhet të derdhë në arkat e PSG jo më pak se 100 milionë euro.
Lajmi është bërë publik nga gazeta franceze “L’Equipe”, teksa evidenton faktin se klubi francez që nga vera është në ndjekje të Dele Alli-i. Plani i tyre është që të tentojnë edhe afrimin e Lionel Messit e David Alaba me kosto zero.
Për momentin PSG është i përqendruar në rinovimin e një tjetër ylli që ka në skuadër, Kylian Mbappe, por ende nuk ka marrë dritën jeshile nga futbollisti. Sa i përket Neymar prej kohësh përflitet për një rikthim te Barcelona, por marrëdhëniet me këtë klub nuk janë se janë në nivelin më të mirë pas gjyqeve. Shifra e kërkuar është shumë më e ulët se kërkesa prej 222 milionë eurosh që ishte deri në verën e këtij viti. /R.Lika-Koha Jone/