FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

PSG fiton aktin e parë ndaj Liverpoolit dhe hedh një hap drejt gjysmëfinales

Paris Saint-Germain ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt gjysmëfinales së UEFA Champions League, pasi mposhti me rezultatin 2-0 Liverpool në ndeshjen e parë çerekfinale, të zhvilluar në Parc des Princes.

Skuadra pariziene dominoi takimin që në minutat e para dhe kaloi në avantazh që në minutën e 11-të. Talenti i ri Désiré Doué realizoi një gol spektakolar, pasi depërtoi mes disa mbrojtësve të Liverpool-it dhe goditi fuqishëm nga brenda zonës, duke mposhtur portierin Giorgi Mamardashvili.

Gjatë pjesës së parë, PSG krijoi disa raste të pastra shënimi, por Mamardashvili u shfaq në formë të shkëlqyer, duke shmangur thellimin e rezultatit në disa raste vendimtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në pjesën e dytë, dominimi i vendasve vijoi. Në minutën e 65-të, Khvicha Kvaratskhelia dyfishoi shifrat pas një asistimi nga Neves. Sulmuesi depërtoi në zonë, shmangu mbrojtjen dhe portierin kundërshtar, përpara se ta dërgonte topin në rrjetë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deri në fund të takimit, PSG mbajti kontrollin e lojës dhe krijoi të tjera raste të rrezikshme, ndërsa Liverpool-i nuk arriti të reagojë dhe mbeti i pafuqishëm për të rrezikuar portën kundërshtare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?