PSG fiton sërish Superkupën e Europës, mund Aston Villa-n në finale

Paris Saint-Germain e ka nisur sezonin e ri me trofe, duke mposhtur Aston Villan me rezultatin 2-1 në finalen e Superkupës së Evropës, në një ndeshje spektakolare të zhvilluar në Salzburg.

Parizienët kaluan në avantazh në minutën e 20-të me  Kvaratskhelia, i cili finalizoi me një goditje të fortë për t’i dhënë PSG-së epërsinë e parë.

Aston Villa reagoi para fundit të pjesës së parë. Sulmuesi 17-vjeçar Brian Madjo barazoi shifrat në minutën e 45-të, duke u bërë edhe golashënuesi më i ri në historinë e Superkupës së Evropës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në pjesën e dytë, PSG shtoi presionin dhe gjeti golin e fitores në minutën e 61-të. Désiré Douérealizoi për 2-1 pas një kontrolli të gjatë nga VAR, i cili konfirmoi vlefshmërinë e golit pas një pozicioni të dyshimtë jashtë loje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Aston Villa kërkoi barazimin deri në fund, por PSG u mbrojt mirë dhe ruajti avantazhin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?