PSG fiton Superkupën e Europës, mposht me penallti Tottenhamin
Paris Saint-Germain ka shkruar historinë duke fituar për herë të parë Superkupën Europiane, pas një ndeshjeje dramatike kundër Tottenham Hotspur.
Sfida, e zhvilluar mes spektaklit dhe tensionit, përfundoi 2-2 në kohën e rregullt dhe u vendos nga lotaria e penalltive, ku francezët triumfuan me rezultatin 4-3.
Tottenham ishte në rrugë të sigurt drejt fitores, duke mbajtur avantazhin deri në minutën e 85-të. Atëherë, Lee Kang-In shënoi golin e barazimit për PSG pas një asistimi të shkëlqyer nga Vitinha. Kur gjithçka dukej e mbyllur, Gonçalo Ramos realizoi në minutën 90+4, pas një aksioni të shpejtë nga Ousmane Dembélé, duke çuar ndeshjen drejt penalltive.
Në serinë vendimtare, PSG tregoi më shumë qetësi dhe efikasitet, duke shënuar 4 nga 5 penalltitë. Vitinha gaboi për parisienët, por gabimet e van de Ven dhe Tel u kushtuan rëndë londinezëve.
KOHA JONË SONDAZH

