PSG gjen akordin me mbrojtësin e Interit për pagën, mungon vetëm akordi me zikaltrit

Tek Interi do të ketë lëvizje jo vetëm në hyrje, por dhe në dalje. Milan Skriniar duket se do të jetë futbollisti që do të sakrifikohet.

Francezët e kanë objektivin numër një për mbrojtjen dhe PSG ka ngritur ofertën në 50 milionë euro. Klubi zikaltër kërkon të paktën 65 milionë euro, një shifër që PSG me pak sforco mund të realizojë një goditje të madhe në merkato.

Skriniar nuk dëshiron të largohet nga Interi, por një ofertë e madhe në drejtim të zikaltërve do e nxirrte atë menjëherë në shitje, pasi mund të jetë i sakrifikuari i Interit.

Francezët i kanë ofruar një kontratë për 4 sezone dhe ku do të përfitonte 7 milionë euro në sezon plus disa bonuse.

SHKARKO APP