PSG heq dorë nga Koulibaly, në garë mbetet vetëm United
PSG nuk është më në garë për Kalidou Koulibaly. Lajmi është konfirmuar nga mediat franceze, që bëjnë me dije se arsyeja kryesore për këtë vendim ka ardhur nga pretendimet e Napolit, që kërkonte rreth 70 milionë euro për mbrojtësin.
Tashmë në garë për shërbimet e senegalezit është vetëm Manchester United që e sheh Koulibalyn si partnerin ideal për Harry Maguire në qendrën e mbrojtjes.
28-vjeçari është pjesë e Napolit që nga viti 2014, kur u ble nga Genk dhe ka një kontratë me klubin e kaltër deri në vitin 2023. Vendin e tij në sezonin e ardhshëm do ta zërë Amir Rrahmani, i cili nënshkroi kontratën në janar.