PSG hidhet në sulm për Julian Alvarez, Enrique e do me çdo kusht në verë
PSG nuk pritet të bëjë lëvizje konkrete në merkato deri në përfundimin e sezonit dhe finales së UEFA Champions League, por drejtuesit e klubit francez kanë nisur tashmë të projektojnë përforcimet për sezonin e ardhshëm. Një nga emrat më të rëndësishëm në listën e dëshirave është ai i Julián Álvarez.
Sulmuesi i Atlético Madrid konsiderohet objektiv prioritar për trajnerin Luis Enrique, i cili është një admirues i madh i lojtarit argjentinas. Mediat spanjolle raportojnë se tekniku iberik kishte tentuar ta bindte Alvarez-in të transferohej në Paris edhe dy vite më parë, por kampioni i botës zgjodhi t’i bashkohej Atletico Madridit.
Së fundmi, njerëz pranë futbollistit kanë lënë të kuptohet se një largim gjatë merkatos së verës është i mundur, duke zgjuar interesimin e disa klubeve të mëdha europiane.
Për PSG-në, gara nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi edhe Arsenal dhe Barcelona po ndjekin me vëmendje situatën e sulmuesit argjentinas. Megjithatë, prania e Luis Enrique në pankinën parisiene mund të luajë rol vendimtar në zgjedhjen e lojtarit.
Stili i lojës së trajnerit spanjoll dhe projekti ambicioz i PSG-së janë dy elementë që mund të bindin Alvarez-in të transferohet në “Parc des Princes”. Ndërkohë, Luis Enrique është pranë rinovimit të kontratës për katër vite të tjera dhe pas mbylljes së sezonit pritet të fokusohet plotësisht në merkaton e verës.
Një tjetër arsye që shtyn PSG-në të kërkojë një sulmues të ri është largimi i mundshëm i Gonçalo Ramos. Në këtë skenar, Julián Alvarez shihet si profili ideal për repartin ofensiv, falë fleksibilitetit, cilësisë dhe aftësisë për të luajtur në çdo pozicion të sulmit.
Pavarësisht se nuk ka fituar trofe këtë sezon dhe ka kaluar një periudhë të vështirë gjatë kampionatit, Alvarez ka regjistruar statistika mbresëlënëse. Sulmuesi argjentinas numëron 20 gola dhe 9 asistime në të gjitha kompeticionet, duke konfirmuar edhe një herë statusin e tij si një nga lojtarët më të kërkuar në futbollin europian.
KOHA JONË SONDAZH

