PSG humbet durimin me Neymar, do të nxirret në shitje në verë
Paris Saint-Germain dëshiron që Neymar të largohet në rastin më të parë të mundshëm, pas kritikave kundrejt bashkëlojtarëve në humbjen nga Monaco.
Zyrtarët e PSG-së nuk janë të kënaqur me performancat e paqëndrueshme të 31-vjeçarit prej se është kthyer nga Kampionati Botëror, ndërsa një e tillë ishte pikërisht ndaj Monacos.
Pas kritikave ndaj bashkëlojtarëve Vitinha dhe Hugo Ekitike, si edhe pas zënkës me këshilltarin sportiv, Luis Campos, raportohet se klubi e ka humbur durimin.