PSG në telashe të mëdha, 3 yje do të mungojnë kundër Barcelonës

Nuk ka zgjidhje për Paris Saint-Germain. Trajneri Luis Enrique do të duhet të bëjë pa Khvicha Kvaratskhelian në ndeshjen e nesërme (ora 21:00) ndaj Barcelonës, e vlefshme për javën e dytë të fazës së ligës në Champions League. Ylli gjeorgjian nuk është përfshirë në listën e të thirrurve, pasi pësoi një dëmtim të shtunën kundër Auxerre.

Kvaratskhelia u zëvendësua në pushimin e pjesës së parë, pasi u godit në pjesën e sipërme të kofshës nga Senaya, i cili u ndëshkua me karton të verdhë. Në vend të tij hyri Bradley Barcola, ndërsa ish-lojtari i Napolit u pa duke çaluar dhe duke diskutuar gjatë me stafin mjekësor të PSG-së. Kujtojmë se “Kvara” kishte pësuar një goditje edhe në tibinë e djathtë kundër Lensit në mes të shtatorit, por ishte rikuperuar për derbin ndaj Marsejës.

PSG do të ketë mungesë të rëndësishme me Kvaratskhelian, por rikuperon Vitinhan, i cili gjithashtu doli i dëmtuar në sfidën e fundit të Ligue 1, por tashmë është gati për Barcelonën. Joao Neves është rikthyer në grup pas dy ndeshjesh mungesë në kampionat. Në listën e mungesave mbeten edhe Ousmane Dembélé dhe Desire Doue, të cilët nuk janë ende gati për shkak dëmtimesh.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?