PSG nuk ndalet në merkato, Mika Godts kalon te kampionët e Europës për 55 milionë euro

Paris Saint-Germain vijon të jetë një nga klubet më aktive në merkaton e kësaj vere. Pas marrëveshjeve për Ferran Torres nga Barcelona dhe Zion Suzuki nga Parma, kampionët francezë kanë mbyllur edhe transferimin e Mika Godts nga Ajax.

Sipas ekspertit të merkatos, Fabrizio Romano, PSG dhe Ajax kanë arritur marrëveshjen përfundimtare për talentin belg, me klubin holandez që do të përfitojë 55 milionë euro nga shitja e tij.

Marrëveshja është arritur dhe tashmë kanë mbetur vetëm procedurat e fundit administrative për t’i dhënë formë zyrtare transferimit. Godts pritet të udhëtojë në orët e ardhshme drejt Parisit, ku do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore dhe më pas do të firmosë kontratën me klubin e ri.

Swiss Digital Desktop Reklama

I lindur në vitin 2005, Godts vjen pas një sezoni shumë pozitiv me fanellën e Ajaxit. Mesfushori ofensiv belg ishte një prej protagonistëve kryesorë të skuadrës holandeze, duke regjistruar 17 gola dhe 12 asistime në 34 ndeshje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Performancat e tij kanë tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdha europiane, por PSG ka arritur të sigurojë shërbimet e talentit 20-vjeçar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?