PSG pranë kualifikimit, mund thellë Brest në aktin e parë
Sporti E Martë, 11 Shkurt 2025 21:07

PSG fitoi me lehtësi 0-3 ndaj Brest në Stade de Roudourou (Guingamp), në duelin e parë të fazës Play Off në Champions League.
Skuadra e Luis Enriques fitoi penallti, pas një prekje me dorë në zonë të kundërshtarit. Vitinha ndezi festën duke shënuar me lehtësi.
Një kundërsulm i ahpejt solli edhe golin e dytë të parisienëve, me aksionin që u finalizua me sukses nga Dembele. Ky i fundit kompletoi dopietën, në minutën e 66-të.