PSG ringjall interesimin për De Sciglion pas dëmtimit të Bernat

Mattia De Sciglio mbetet një emër shumë i diskutuar në merkato, edhe pse klubet e interesuara për të nuk është se kanë bërë propozime konkrete deri më tani.

Tratativa e nisur me Romën për transferimin e futbollistit ne kryeqytet duket është ndërprerë pasi Karsdorp nuk pranoi largimin nga verdhekuqtë. Për ish-milanistin hapet rruga drejt Ligue 1, ku Paris Saint Germain është vënë në kërkim të një mbrojtësi pas dëmtimit të rëndë që pësoi Bernat dhe 27-vjeçari shikohet si alternativa e duhur për të plotësuar mungesën e spanjollit.

Juventus është gati që të heqë dorë prej tij me një ofertë shumë të ulët, madje edhe falas. De Sciglio nuk është pjesë e planeve të Pirlos për sezonin e ri, ndaj dhe duhet të gjejëj një destinacion.

 

SHKARKO APP