PSG shpërblim rekord për 700 punonjësit e klubit për suksesin në Champions
PSG ka vendosur të shpërblejë mbi 700 punonjës të klubit me një bonus prej 5.140 eurosh secili, pas sezonit historik 2024/25 që u kurorëzua me triumfin e parë në UEFA Champions League.
Vendimi është bërë publik nga drejtori i përgjithshëm Victoriano Melero, i cili theksoi se ky shpërblim është një formë mirënjohjeje për kontributin e të gjithë stafit, përtej skuadrës në fushë. Bonusi do të jepet në dy këste: një pagesë fillestare prej 4.500 eurosh dhe një shtesë prej 640 eurosh, e cila është shpërndarë në mars 2026.
Klubi parisien ka alokuar rreth 4 milionë euro për këtë iniciativë, duke nënvizuar se suksesi në arenën evropiane është rezultat i një pune të përbashkët që përfshin çdo sektor të organizatës.
Ndërkohë, Paris Saint-Germain ka arritur gjithashtu një rekord financiar, me një buxhet që ka kapur shifrën e 837 milionë eurove, falë rritjes komerciale dhe rezultateve sportive. Ky zhvillim konfirmon fuqizimin e klubit si një nga forcat kryesore në futbollin evropian.
KOHA JONË SONDAZH

