PSG transferon portierin Suzuki, por mund ta huazojë te Juventusi

Paris Saint-Germain ka bërë goditjen e radhës në merkato, duke mbyllur marrëveshjen për transferimin e portierit japonez të Parmës, Zion Suzuki.

Sipas ekspertit të merkatos, Fabrizio Romano, marrëveshja mes PSG-së dhe Parmës është arritur mbi bazën e rreth 35 milionë eurove, bonuset e përfshira. Operacioni është në fazat e fundit dhe Suzuki pritet të largohet nga Italia, por aventura e tij jashtë Serie A mund të jetë vetëm e përkohshme.

Pas finalizimit të transferimit, PSG dhe Juventusi pritet të ulen në negociata për një huazim të mundshëm të portierit japonez. Klubi torinez është në kërkim të një portieri të ri dhe Suzuki konsiderohet prej kohësh si një nga objektivat kryesorë të drejtuesve bardhezinj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë mënyrë, PSG mund të bëjë një investim të rëndësishëm për të ardhmen, ndërsa Juventus mund të përfitojë nga shërbimet e portierit japonez përmes një formule huazimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për Suzuki-n, ky transferim do të përfaqësonte një hap të madh në karrierë, ndërsa mbetet për t’u parë nëse ai do ta nisë aventurën te PSG apo do të zbarkojë menjëherë në Torino.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?