Publikohet libri, sekreti i Mesit në 5 minutat e para të lojës

Lionel Mesi është më i përfoluri për momentin pas transferimit të tij tek PSG-ja. Gazetari i njohur i “Financial Times” Simon Kuper, kohëve të fundit ka botuar një libër të titulluar “Komplekset e Barcelonës, Lionel Mesi dhe krijimi e shkatërrimi i klubit më të madh të futbollit”, shpjegon arsyen përse Mesi është shumë i matur në minutat e para të ndeshjes.

Në zbulimin e tij gazetari Kuper tregon se ai sapo hyn në fushë ai sheh të gjithë kundërshtarët e tij për të parë sesi është krijuar mbrojtja e tyre.

Ndërsa Pep Guardiola i cili ishte trajneri i yllit argjentinas nga vitet 2008-2012 ka treguar diçka të ngjashme kohë më parë në mikrofonat e “RMS Sports” se “pleshti” pas 5 apo 10 minutave të fillimit të lojës ai shikonte për të parë hapësirat e lira të fushës: “Pas pesë ose dhjetë minutash, ai shihte me sytë e tij dhe me ‘trurin’ e tij, për të ditur saktësisht se ku janë hapësirat.”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?