Pulisic i vendos ultimatum Milanit: O trajneri ose unë në fund të sezonit!
E ardhmja e Sergio Conceiçao në stolin e Milanit varet nga një fije. Trajneri portugez ka vetëm një mënyrë për të qëndruar sezonin e ardhshëm: të kualifikohet në Champions League.
Një fitore e mundshme në Kupën e Italisë, me gjysmëfinalen tashmë të siguruar dhe një derbi të mundshëm kundër Interit në horizont, mund të mos mjaftojë për të garantuar konfirmimin e tij.
Brenda skuadrës kanë filluar dhe kontestimet e para. Rasti më delikat është ai i Christian Pulisic. Pas takimit të tensionuar kokë më kokë gjatë natës në Zagreb, padyshim që diçka është thyer mes të dyve.
Aq sa amerikani tashmë i ka bërë të ditur klubit se në fund të sezonit do të nevojitet një zgjedhje e qartë: ose ai ose trajneri. Një situatë të ngjashme po përjeton edhe Fofana.
Tensioni është shumë i lartë dhe Milani do të luajë për gjithçka në muajt e ardhshëm. Liga e Kampionëve është shpëtimi i fundit për Conceiçao, por pa të, aventura e tij kuqezi mund të përfundojë më shpejt se sa pritej. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

