Qazim Laçi: Shqipëria jonë tregoi karakter brenda dhe jashtë fushës

Një nga djemtë e Kombëtares, Qazim Laçi që shënoi edhe golin kundër Kroacisë, ka shkruar një status përshëndetës dhe mirënjohës ndaj ndjekësve të tij, fansave dhe tifozëve. Ka ndarë ndjesitë e pjesëmarrjes në Euro2024 dhe Shqipërinë në sytë e tij dhe në sytë e botës.

Jam shumë krenar dhe i lumtur që isha pjesë e Kombëtares shqiptare në këtë Euro 2024! Shqipëria jonë ka treguar karakter, si brenda ashtu edhe jashtë fushës! Kemi treguar mentalitetin e duhur, zemër, kemi dhënë shpirtin në fushe dhe kemi sakrifikuar duke mos u dorëzuar asnjëherë dhe jam i bindur se kemi treguar vlerat tona më të mira si popull shqiptar! Dua të falënderoj të gjithë çunat, stafin teknik dhe të gjithë drejtuesit e administratën e FSHF-së për punën e bërë.

Dhe në fund, faleminderit shumë tifozëve, të cilët ishin të mrekullueshëm dhe na kanë mbështetur në të gjitha ndeshjet dhe jam i sigurt që do vazhdojnë ta bëjnë këtë për ta parë Shqipërinë tonë sa më lart edhe në të ardhmen! STRONGER TOGETHER”, shkruan Laçi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?