FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Qëllohet për vdekje vëllai i futbollistit të Tottenhamit

Christopher Aurier, vëllai i futbollistit të Tottenhamit, Serge Aurier, u qëllua për vdekje këtë mëngjes, në Toulouse, qytet në jugperëndim të Francës. Sipas burimeve policore, kur mbërriti ndihma e shpejtë 26-vjeçari ishte në gjendje të rëndë nga plagët që kishte marrë në bark.

Christopher Aurier ndërroi jetë sapo mbërriti në spital. Personi që e qëlloi është ende në arrati. Vëllai tashmë i ndjerë i futbollistit të njohur,  gjithashtu luajti për PSG, por në kampionatet amatore.

Aktualisht ishte pjesë e Toulouse Rodéo, në Divizionin e 5-të. Ai e kishte filluar karrierën e tij te Lens, si vëllai i tij Serge, por pa mundur të kalonte në futbollin profesionist. Christopher Aurier ishte i skeduar nga policia për krime të vogla.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?