“Qepe o tullac m…”, zbulohet si Rice ofendoi trajnerin e Sllovakisë pas ndeshjes
Sfida Angli-Sllovaki në fazën e 1/16 të Europianit ishte shumë e tensionuar. Pas ndeshjes në Veltins-Arena të Gelsenkirchen, trajneri i Sllovakisë Francesco Calzona për pak sa nuk u përplas fizikisht me mesfushorin e Arsenalit, Declan Rice.
Tekniku italian shkoi drejt arbitrit turk Meler për të kërkuar shpjegime për disa episode të ndeshjes, por Rice shpërtheu duke e urdhëruar që të mbyllte gojën.
Mesfushori anglez e shoqëroi thirrjen e tij me disa ofendime, duke iu drejtuar Calzona-s sipas Gazetta dello Sport me fjalët: “Tullac m…”.
Ndërkohë, lexuesi britanik i buzëve Jeremy Freeman tha për Daily Mail se Rice gjithashtu tha: “Qepe, o p…, oi, hesht, o tullac m…”