Qeqa Krelani: Rrahmani dhe Zhegrova nuk e meritojnë fanellën e Kosovës!

Gazetarja sportive Qeqa Krelani ka ndezur debat në opinionin sportiv me një reagim të fortë ndaj dy prej emrave më të njohur të përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani dhe Edon Zhegrova, duke vënë në dyshim përkushtimin e tyre ndaj fanellës dardane.

Në një deklaratë të ashpër publike, Krelani u shpreh se dy futbollistët nuk e meritojnë të përfaqësojnë Kosovën, duke kritikuar mungesat e tyre në grumbullime dhe ndeshje të rëndësishme të ekipit kombëtar.

Sipas saj, kapiteni Amir Rrahmani ka munguar në momente kyçe, ndërsa për Zhegrovën ngriti pikëpyetje mbi tërheqjet e njëpasnjëshme nga lista e Kosovës, fillimisht për arsye sportive dhe më pas personale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Reagimi i plotë i Qeqa Krelanit
Amir Rrahmani dhe Edon Zhegrova nuk e meritojnë fanellën e Kosovës.
Kapiteni që miqësoret i sheh në televizor, e vjen veç kur kualifikimet ia përgatitin shokët në pjatë.
“Messi” i Kosovës? Del në listë e tërhiqet dy herë rresht. Një herë “me u bo gati për Juventusin”, tash “arsye personale”.
Po a ka më personale se Përfaqësuesja?
Kosova vazhdon të përdoret si Netflix që e ndez kur ke kohë. Vazhdon të përdoret si taksi që e thërret veç kur të duhet.
Edhe më e keqja? Hajrin kurrë s’ua kemi parë.
Me ta në fushë na barazonte Andorra dhe na shënonte gol futbollisti i Ligës së 3-të në Spanjë. Na mposhte Bjellorusia që kishte 5 ndeshje pa fitore.
Ndërsa pa ta, Kosova preku finalen e “Play-Off”-it për Kampionat Botëror dhe për pak u kualifikua në botëror.
Edon Zhegrova: 46 ndeshje me Kosovën, veç 5 gola. Një në miqësore kundër Madagaskarit e Shqipërisë. Tri në ndeshje zyrtare kundër Qipros, Andorrës dhe Lituanisë.
Amir Rrahmani nuk ka ardhur për kualifikimet më të rëndësishme që i kanë nevojiturnevojitur Kosovës. Kosova luante ndeshje jetike për kualifikime, kapiteni ishte “busy” (i zënë) duke ngrënë darkë me të dashurën Era Istrefi.
Ka lojtarë që nuk e kanë talentin e Rrahmanit e Zhegrovës, por kanë diçka më të madhe se ata: respektin dhe zemrën e flaktë për fanellën.
Qe pse Valon Berisha e ka gjithmonë derën hapur te Kosova. Sepse edhe kur lëndohet me klubin, ai vjen të stërvitet me Përfaqësuesen. Nuk ruhet. Nuk zhduket. Nuk i ikën obligimit.
Kemi për t’ju mbajtur mend si dy dezertorët më të mëdhenj në historinë e Përfaqësueses së Kosovës!!!!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?