Qeveria ”e detyruar”, shpërblen Luiza Gegën

Atletja Luiza Gega u shpall nënkampione e Europës në baterinë 3 mijë metra por ajo u përgëzua dhe u urua vetëm nga mbështetësit dhe qytetarë të shumtë. Ajo që shkaktoi një debat në rrjete sociale ishe pikërisht mirëseardhja e Gegës në aeroportin Rinasm e cila u prit vetëm nga familjarë dhe mbështetës së saj.

Shumë komentues u shprehën të zhgënjyer nga qeveria, e cila një kampione si Gega e ka lënë në harresë. Ajo vetë në një postim në rrjetin social, shkruan se ndihet e lumtur që përmes vështirësive ajo arriti të dilte fituese.

Mesa duket vëmendja dhe interesimi mediatik ndaj sportistes Gega, ka shkaktuar dhe reagimin e pritur nga qeveria. Sipas informacioneve të fundit, këshilli i ministrave i ka akorduar asaj një fond prej 2 milion lekësh dhe për trajnerin e saj Taulant Stërmasin 600 mijë lekë.

Swiss Digital Desktop Reklama

R.SH

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?