
Ricardo Quaresma së fundmi ka mbyllur aventurën në Turqi te Besiktas dhe Kasimpasa, pasi ka gjetur një skuadër të re. Anësori portugez do të bëhet pjesë e Vitoria Guimaraes, si transferim i lirë. Quaresma u largua nga Portugalia në vitin 2015, kur ishte pjesë e Portos, ndërkohë që tashmë është 37 vjeç në fundin e karrierës.
Klubi i ri e ka prezantuar në një mënyrë spektakolare, një ndër më të bukurit që ka bërë ndonjë klub futbolli. Klipi duket si një film i vërtet, që në futboll me siguri që do të kishte marrë çmimin “Oscar”.
https://twitter.com/i/status/1303026383740784642
