Rabiot nuk rinovon me Juventusin, largohet përfundimisht këtë verë
Adrien Rabiot nuk do të jetë më një lojtar i Juventusit sezonin e ardhshëm. Me kontratën e francezit që skadoi në 30 Qershor me bardhezinjtë, palët nuk kanë gjetur gjuhën e marrëveshjes për të vijuar bashkëpunimin mes tyre.
Në këtë mënyrë mesfushori francez është një lojtar i lirë. Të shumta janë ofertat në drejtim të tij, ku spikasin Milan dhe Manchester United.
Rabiot shpreson që të sigurojë një kontratë më të mirë se ajo që i ofronte Juventusi.
KOHA JONË SONDAZH

